Telegrafi

Interi kalon në epërsi, Valero shënon (Video)

Interi ka kaluar në epërsi përballë Veronas në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Serie A.

Antonio Candreva harkoi në zonë dhe më së miri u gjend Borja Valero i cili shënoi nga afër.

Zhvillohej minuta e 36-të kur ndodhi ky aksion i bukur.

Interi nëse e fiton këtë ndeshje kthehet në pozitën e dytë.

Ndeshja interesante është duke u zhvilluar edhe pse Verona ka pozitë të palakmueshme në renditje. /Telegrafi/