Telegrafi

Interi kalon në epërsi ndaj Milanit

Sot po zhvillohet derbi mes Interit dhe Milanit, derbi ky që fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme për fansat e futbollit.

Ishte Henrikh Mkhitaryan ai i cili shënoi që në minutën e 5-të të ndeshjes për të kaluar në avantazh zikaltrit.

Ai shfrytëzoi një tollovi në zonën kundërshtare dhe bëri një goditje që la të shtangur portierin kundërshtar Mike Maignan.

Pas golit pritet një ndeshje edhe më e bukur pasi Milani nuk do të dorëzohet.

/Telegrafi/