Duket se interesimi i Interit për Simone Verdin tashmë është real dhe serioz.
Mesfushori i Bolognas me tipare sulmuese u vëzhgua nga njerëz të klubit zikaltër në fitoren ndaj Sampdorias.
25-vjeçari shënoi golin e parë në takim në fitoren 3-0 dhe kështu në një mënyrë ka dhënë testin e parë për t’iu bashkuar Interit.
Në 14 ndeshje këtë sezon italiani ka shënuar katër gola.
Vlen të theksohet se Verdi ishte edhe pjesë e Përfaqësueses së Italisë sa ajo ishte nën urdhrat e Gian Piero Ventura dhe luajti nga minuta e parë ndaj Maqedonisë.
Çmimi i lojtarit është rreth gjashtë milionë euro.
Verdi ishte pjesë e disa skuadrave të njohura italiane, por më së miri u paraqit për Empolin katër sezone më parë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=N2PZq7eMIRY