Telegrafi

Interi i ka vënë çmimin Perisicit, Sabatini i thotë Manchester Unitedit ta paguajë

Walter Sabatini ka thënë se ka një interesim të madh të Manchester Unitedit për Ivan Perisic, por Inter i ka vënë çmimin lojtarit. 

Kroati në muajt e fundit është i lidhur me një kalim në Old Trafford, por deri më tani Djajtë e Kuq nuk kanë ofruar asnjëherë aq që kërkon Interi, 55 milionë euro.

“Perisic është një lojtar që Luciano Spalletti kërkon ta mbajë. Edhe ne duam, por na duhet një lojtar që është i motivuar”.

“Ka një interesim të fort të Manchester United, që e di se çfarë kërkojmë ne, dhe do të dihet gjithçka në ditët në vijim”.

“Është fakt që ne i kemi vënë çmimin. Perisic është një lojtar i madh për Interin, dhe ne duam ta mbajmë, nëse nuk ndodh ajo që ne kërkojmë”, ka thënë Sabatini. /Telegrafi/