Portieri brazilian Bento, mbetet prioriteti kryesor i Interit përkundër interesimit për portierin e Genoas, Josep Martinez, sipas raportimeve të fundit.
Eksperti italian i transferimeve Matteo Moretto ka përditësuar situatën e kërkimit të një portieri të ri nga Interi.
‘Nerazzurrët’ tash e sa kohë e kanë monitoruar reprezentuesin e Brazilit, Bento, por bisedimet me Athletico Parananense nuk kanë ecur me hapa të shpejt ashtu siç klubi italian kishte menduar.
Moretto ka raportuar se Bento mbetet prioriteti kryesor i Interit dhe çmimi i kërkuar për 24-vjeçarin është diku rreth 20-25 milionë euro.
Ai gjithashtu konfirmoi se Interi po monitoron në treg edhe alternativa të tjera, duke përfshirë Martinezin e Geoas i cili do të ishte një opsion më i lirë se braziliani.
Sidoqoftë, kampioni i Serie A do të vazhdojë bisedimet me Athletico Paranaensen me shpresën se do ta ulin çmimin e Bentos.
Të tjera burime kanë konfirmuar se në listën e Interit janë edhe dy portierë të Serie A: Maduka Okoye (Udinese) dhe Christos Mandas (Lazio).
Interi po planifikon që të transferojë një portier për bankën rezervë këtë verë dhe ta përgatitin atë që të marrë fanellën e titullarit nga sezoni 2025/2026./Telegrafi/