Sebastiano Esposito shihet si e ardhmja e Interit dhe kjo është arsyeja që lojtari vlerësohet shumë nga klubi.
Talenti italian ka bërë debutimin e tij këtë edicion në Serie A, ku në pesë takime ka shënuar një gol.
17-vjeçari përveç ndeshjeve në kampionat ka pasur hapësira edhe në Ligën e Kampionëve e Ligën e Evropës.
Interi e vlerëson shumë lojtarin dhe raportohet se ka refuzuar një ofertë shumë të rëndësishme për të.
Calciomercato ka shkruar se Neroazzurët kanë refuzuar 20 milionë euro për lojtarin nga një skuadër që emri nuk i është publikuar.
Gjithsesi Esposito nuk pritet të mbetet në San Siro edicionin e ardhshëm, pasi Interi po mendon ta huazoj për të fituar përvojë.
Cagliari, Genoa, Hellas Verona dhe Sampdoria janë skuadrat e interesuara për huazimin një vjeçar të Espositos. /Telegrafi/