Interi duhet të lidhë shumë shpejt Mauro Icardin me një kontratë të re, pasi Real Madridi është i interesuar për sulmuesin.
Reprezentues argjentinas ka një klauzolë lirimi prej 110 milion eurosh, e cila është e vlefshme për dy javët e para të muajit korrik.
Nerazzurët shpresojnë të ngrenë ose të heqin atë pikë të klauzolës, por për ta bërë këtë, ata do të duhet t’i ofrojnë kapitenit të tyre një rritje të konsiderueshme të pagës.
Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Real Madridi është i interesuar të sjellë Icardin në Spanjë, edhe pse ata ende nuk kanë bërë një ofertë zyrtare.
Agjenti dhe gruaja e sulmuesit, Wanda, po e përdor atë interes si levë dhe e ka bërë të qartë se klienti i saj kërkon një pagë prej rreth tetë milionë euro në sezon.
Drejtori i ri i Interit, Giuseppe Marotta, dëshiron të lidhë Icardin me një kontratë të re sa më shpejt të jetë e mundur, ose të paktën ta shtyjë atë dhe Wandan në marrjen e një vendimi.
Nëse Interi e di tani se ylli i tyre nuk do të nënshkruajë një kontratë të re ata mund të fillojnë të kërkojnë një zëvendësim, duke ditur se do të marrin 110 milionë euro për në verë.
Megjithatë, të gjithë drejtuesit, por edhe kapiteni janë në të idesë pro rinovimin, vetëm ka mbetur arritja e marrëveshjes rreth kushteve. /Telegrafi/