Site icon Telegrafi

Interi ka gjetur zëvendësuesin e Onanas, nëse kamerunasi transferohet në Ligën Premier

Andre Onana është duke i kaluar ditët e fundit te Interi, pasi është mëse e mundur të largohet drejt Ligës Premier.

Inter po negocion shitjen e portierit kamerunas me dy gjigantët anglez si Chelsea dhe Manchester United, me Djajtë e Kuq që janë në përparësi.

Neroazzurët synojnë që nga shitja e Onanas të fitojnë 60 milionë euro, teksa portieri ishte bashkuar me ta vitin e kaluar si transferim i lirë.

Lexo po ashtu Juventusi po e monitoron portierin gjeorgjian Giorgi Mamardashvili që po shkëlqen këtë sezon te Valencia

Në rast se shitja e Onanas ndodh këtë verë, Interi ka gjetur tanimë zëvendësuesin e tij në La Liga.

Portieri i talentuar gjeorgjian i Valencias,Giorgi Mamardashvili është në listën e dëshirave të Interit për portën.

Football Espana ka raportuar se drejtuesit e Interit kanë kontaktuar Valencian dhe tanimë kanë mësuar se skuadra spanjolle e vlerësuar Mamardashvillin 25 milionë euro.

Gjithsesi Inter synon që ta ulë shumën e transferimit të gjeorgjianit në 20 milionë.

22-vjeçari ka mbrojtur në 42 ndeshje zyrtare sezonin e fundit, teksa në nëntë prej tyre e ka mbajtur portën e paprekur. /Telegrafi/

Exit mobile version