Sulmuesi brazilian, Lucas Moura po i kalon ditët e fundit në kryeqytetin francez Paris.
Lojtari nuk ka pasur hapësira thuajse fare nën drejtimin e trajnerit Unay Emery dhe ka kërkuar largimin nga klubi.
Kësisoj e ardhmja e tij po shihet të jetë në kampionatin italian, Serie A me Interin që po e kërkon.
Mediat franceze kanë raportuar se agjenti i lojtarit është takuar me drejtuesit e Interit dhe ka biseduar për një transferim të mundshëm.
Gjithnjë sipas medieve franceze, Inter ka gati një shumë prej 30 milionë euro për transferimin e brazilianit.
25-vjeçari këtë edicion me Parisin ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje në Ligue 1, ku në total numëron 71 minuta.
Në Ligën e Kampionëve, trajneri Unay Emery nuk e ka aktivizuar në asnjë ndeshje brazilianin.
Gjithsesi në garë për lojtarin mbetet edhe skuadra spanjolle Valencia, ajo angleze Chelsea dhe kinezët e Beijing Gouan. /Telegrafi/