Telegrafi

Interi ka gati 60 milionë euro për transferimin e dy yjeve të Sassuolos

Interi ka pësuar një humbje shokuese nga Sassuolo në Giuzeppe Meazza me rezultat 0-2.

Përkundër se humbën në fushë, në tribuna besohet se ka pasur një takim mes drejtuesve të dy klubeve.

Kampioni në fuqi i Italisë është duke kërkuar transferimin e dy yjeve të Sassuolos, sulmuesit Gianluca Scamacca dhe mesfushorit Davide Frattesi.

Calciomercato ka raportuar se Neroazzurët janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat e Sassuolos për dy lojtarët duke ofruar 60 milionë euro.

Davide Frattesi dhe Gianluca Scamacca

Inter mendon t’i ofrojë 35 milionë euro për Scamaccan si dhe 25 të tjera për Frattesin.

Për dy lojtarët ka oferta edhe nga klubet e tjera dhe Inter po mendon ta bind Sassuolon duke i huazuar edhe të rinjtë Lorenzo Pirola dhe Andrea Pinamonti.

23-vjeçari Scamacca këtë edicion ka shkëlqyer me fanellën e Sassuolos ku në 24 ndeshje ka realizuar 10 gola, derisa Frattesi që luan në rolin e mesfushorit qendror ka realizuar katër gola e dy asistime. /Telegrafi/