Telegrafi

Interi i jep një javë kohë Valencias për transferimin e Murillos

Inter është i gatshëm të caktojnë një afat kohor për Valencian për të përmbushur çmimin prej 15 milionë eurosh për Jeison Murillo, duke kërkuar të paguajnë çmimin ose duke braktisur bisedimet.

Ka pasur takime të shumta në mes të klubeve dhe mbrojtësi kolumbian ka dhënë tashmë bekimin e tij për këtë transferim.

Megjithatë, Tuttosport pretendon se oferta mbetet 11 milionë euro plus bonuse krahasuar me çmimin e kërkuar nga Interi prej 15 milionë eurosh.

Koha po mbaron dhe thuhet se Valencia do të ketë një afat deri më 11 gusht për të bërë një marrëveshje ose për të ndal bisedimet.

Ndërkohë, Corriere dello Sport është i bindur se Interi do ta pranojë nëse Valencia do të rrisë ofertën e saj në 14 milionë euro. /Telegrafi/