Skuadra italiane, Interi i ka dhënë Manchester Unitedit një javë kohë për të mbyllur transferimin e Ivan Perisicit.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Interi i ka dhënë afat Unitedit deri të premten e ardhshme për të barazuar ofertën e tyre me kërkesën e Interit për Perisicin.
Unitedi dëshiron të nënshkruajë me Perisicin, por ka pasur dy oferta të hedhura poshtë këtë verë.
Interi kërkon 48 milionë funte apo rreth 55 milionë euro për yllin e tyre kroat.
Ata do të presin vetëm tetë ditë më shumë që Unitedi të përmbushë kërkesat e tyre – përndryshe nuk do të ketë më marrëveshje. /Telegrafi/