Site icon Telegrafi

Interi i jep nëntë ditë kohë Contes për të vendosur

Interi po refuzon të heqë dorë nga trajneri i Chelseat, Antonio Conte.

Pavarësisht deklaratave publike të Contes për angazhimin ndaj Chelseat, Inter ka mbajtur kontaktin me italianin gjatë dy javëve të fundit.

Sportmediaset thotë se mesazhi i fundit i transmetuar nga Interi është se ata i kanë ofruan Contes një afat kohor për të krijuar bindjen e tij, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Interi e lëkund Conten, 200 milionë transferime dhe 15 milionë euro pagë

Ish-trajneri i Juventusit ka nëntë ditë kohë (nga 19 maj) që të pranojë propozimin e Nerazzurrëve përpara se të lëviz drejt Milanos.

Alternativa e tyre kryesore është trajneri i Romës Luciano Spalletti, i cili është jashtë kontratës muajin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version