Interi kishte qenë afër Inigo Martinezit në ditën e fundit të transferimeve para se Real Sociedadi të kërkonte 30 milionë euro, raportojnë mediat spanjolle.
Ishte e njohur se gjiganti italian po kërkonte një qendërmbrojtës për të përmbushur numrat në këtë repart gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar.
Nerazzurrët u refuzuan për mbrojtësin e Manchester Cityt, Eliaquim Mangala dhe atë të Arsenalit me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Interi ishte në negociata të avancuara me Real Sociedad për 26-vjeçarin Martinez.
Sidoqoftë, ata kërkuan çmimin prej 30 milionë eurosh, dhe Interi u larguar pasi dëshironte ta transferonte për një çmim më të lirë pasi ai aktualisht është jashtë me një lëndim muskulor. /Telegrafi/