Telegrafi

Interi interesohet për Boatengun

Jerome Boateng (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Interi shtë duke tentuar ta transferojë Jerome Boatengun nga Bayern Munichu gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Mbrojtësi gjerman ka kaluar nëpër një sezon të vështirë te bavarezët, pasi nuk ka arritur të përshtatet në filozofinë e lojës së Niko Kovac.

Bild raporton se Boateng është i gatshëm që të largohet nga Bayern Munichu në këtë verë, edhe pse këta të fundit nuk e duan largimin e tij.

Niko Kovac (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Interi është duke tentuar ta transferojë 30-vjeçarin, duke ditur për dëshirën e tij që të largohet nga bavarezët në afatin kalimtar.

Mediumi gjerman raporton se dëshira e mbrojtësit është që të gjejë një aventurë të re, gjersa Nerazzurrët janë të gatshëm t’i ofrojnë dy vite kontratë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jerome Boateng

Boateng ka qenë njëri ndër lojtarët kryesorë të Bayernit në fazën defensive që disa sezone, por që në verë mund të transferohet në Giueseppe Meazza. /Telegrafi/