Emerson Palmieri vazhdon të jetë njëri nga lojtarët më të dëshiruar nga Antonio Conte.
Mbrojtësi i majtë italian nuk është duke luajtur shumë te Chelsea dhe po kërkohet me ngulm nga Interi.
Neroazzurët e kërkuan lojtarin edhe në verën e vitit të kaluar, por edhe në afatin kalimtar të janarit.
Përkundër interesimit të madh nga Inter, marrëveshja mes dy skuadrave nuk u arrit dhe Palmieri mbeti te Chelsea.
Calcicomercato ka raportuar se Inter e dëshiron me çdo kusht për edicionin e ri lojtarin.
Lideri aktual i Serie A është gati të shpenzojë deri në 17 milionë euro për afrimin e lojtarit.
Gjithsesi interesim për të kanë shfaqur edhe Juventus dhe Napoli. /Telegrafi/