Site icon Telegrafi

Interi insiston për blerjen e De Paul

Rodrigo Javier De Paul (Foto: Dino Panato/Getty Images/Guliver)

Interi thuhet se është duke këmbëngulur në një marrëveshje për Rodrigo de Paul të Udineses këtë verë.

Udinese përjashtoi shitjen e De Paul në janar pasi është lojtari më i rëndësishëm i skuadrës.

Por, sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Udinese nuk e ka penguar Interin për të synuar argjentinasin në verë.

Lexo po ashtu Interi rivalizon Milanin dhe Romën për De Paul

Gazeta shpjegon se marrëveshja për blerjen e argjentinasit mund të kryhet në shifrat 25-30 milionë.

De Paul shënoi nga penalltia ndaj Interit (Getty Images)

Nerazzurrët synojnë të zvogëlojnë këtë shifër me përfshirjen e lojtarëve të rinj në marrëveshje.

Emrat më të përfolur si pjesë e shkëmbimit janë sulmuesi Andrea Pinamonti ose mbrojtësi Zinho Vanheusden.

Lexo po ashtu Roma afër nënshkrimit me De Paul

Interi është klub i njohur për blerjen e argjentinasve gjatë viteve dhe kjo mund t’i ndihmojë atyre për të arritur një marrëveshje.

De Paul, gjithashtu është një objektiv i raportuar për Romën dhe Milanin, ndërsa këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tre asistime për Udinesen. /Telegrafi/

Exit mobile version