Interi ka shënuar fitore ndaj Milanit me rezultat 5-1 në “Derby della Madonina” në kuadër të javës së katër të Serie A.
Ndeshja filloi fuqishëm me Interit që kaloi në epërsi që në start.
Ishte Henrikh Mkhitaryan që shënoi në minutën e 5-të të ndeshjes për të kaluar në avantazh zikaltrit.
Në minutat në vijim nuk kishte ndryshime me Interin që vazhdonte të dominonte.
Zhvillohej minuta e 38-të, kur Marcus Thuram shënoi një gol fantastik për 2-0, duke quar peshë “Guisseppe Meazzan”.
Kështu u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën pritej që Milani të reagonte. Këtë gjë e bëri, duke shënuar në minutën e 57-të me Rafael Leaon për 2-1, duke e mposhtur Yann Sommerin pas asistimit të Theo Hernandez.
Por se zikaltërit ishin më të mirë, tregon edhe reagimi i tyre pasi pranuan gol.
Mkhitaryan që ishte në formë në këtë ndeshje shënoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Interin në minutën e 69-të të ndeshjes për 3-1. Pas dhjetë minutash u mbyll dilema e fituesit, pasi Lautaro Martinez u penguan në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti.
Nga pika e bardhë ishte i saktë Hakan Calhangolu për 4-1.
Në minutat në vijim dhe në ata pesë shtesë, Interi shënoi edhe një herë, këasj radhe ishte radha e Davide Frattesi që shënoi për 5-1.
Më këtë fitore të besuarit e Simone Inzaghit janë në vendin e parë me 12 pikë, ndërsa Milani mbetet i treti me 9 pikë. /Telegrafi/