Interi mund t’i ofrojë një kontratë të re Mauro Icardit, duke e rritur klauzolën e tij të lirimit që është 110 milionë euro.
Sulmuesi e ka nënshkruar kontratën e re në tetor me një klauzolë valide për disa klube.
Me çmimet e reja që ndodhën në këtë afat kalimtar, ku Paris Saint-Germain pagoi 222 milionë euro për Neymarin dhe për Kylian Mbappen, 180 milionë euro.
Ousmane Dembele u bashkua po ashtu me Barcelonën për 105 milionë euro me bonos prej 40 milionë euro.
Këto kanë bërë që Nerazzurrët ta ngritin klauzolën e Icardit.
Sipas Premium Sport, klubi i ka ofruar një kontratë të re dhe gruaja dhe agjentja e tij Wanda, ka filluar kontaktet.
Zikaltërit do ta rrisin klauzolën në 200 milionë euro dhe pagën e tij aktuale që është 4.5 milionë euro. /Telegrafi/