Telegrafi

Interi ia mbyll derën klubeve të interesuara për Brozovic, rinovimi çështje orësh

Raportohet se Marcelo Brozovic do të rinovojë me Interit sot gjatë ditës (e hënë).

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, në llogarinë e tij në Twitter ka njoftuar se rinovimi i kontratës së kroatin me klubin zikaltër është çështje orësh.

29-vjeçarit i përfundon kontrata në fund të sezonit, por gjithmonë ka qenë në planet e klubit nga Milano. Brozovic cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë në Serie A.

Lexo po ashtu Interi ka gati 60 milionë euro për transferimin e dy yjeve të Sassuolos

Për lojtarin janë interesuar shumë klubi, së fundmi seriozisht në garë ishte futur edhe Barcelona.

Brozovic është paraqitur në 275 ndeshje me Interin, ku ka shënuar 26 gola dhe ka asistuar 35 herë. /Telegrafi/