Site icon Telegrafi

Interi humbi dy nga lojtarët kryesorë për derbin ndaj Juventusit

Hakan Calhanoglu dhe Francesco Acerbi do ta humbasin me shumë gjasa ndeshjen e së dielës kundër Juventusit, shkruan Sky Sport Italia. 

Calhanoglu dhe Acerbi pësuan lëndime muskulore në pjesën e parë të fitores 1-0 të Interit ndaj Romës të dielën mbrëma. 

Nerazzurrët lëshuan një përditësim mjekësor për mesfushorin turk, i cili i ishte nënshtruar testeve mjekësore në mëngjes. 

“Hakan Calhanoglu iu nënshtrua një skanimi MRI këtë mëngjes në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano pas zëvendësimit të tij në ndeshjen e djeshme kundër Romës. Testet zbuluan një tendosje në aduktorët e kofshës së tij të majtë. Gjendja e tij do të monitorohet çdo ditë”, shkruhet në komunikatën e Interit.  

Sipas Sky Sport Italia, edhe Acerbi la të njëjtin dëmtim dhe të dy lojtarët do të humbasin ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër Young Boys. 

Dyshja po ashtu janë në dyshim serioz për ndeshjen e radhës në Serie A kundër Juventusit më 27 tetor. 

Kristjan Asllani gjithashtu ka munguar në stërvitjen e sotme dhe nuk do të jetë në dispozicion ndaj Young Boys, ndërsa Piotr Zielinski është stërvitur pjesërisht me pjesën tjetër të skuadrës të hënën dhe mund të kualifikohet për ndeshjen e radhës. /Telegrafi/  

 

Exit mobile version