Telegrafi

Interi humbet në miqësore nga Sioni i Lenjanit, lëndohet Nainggolani

Për Interin kjo nuk ishte ditë e mirë pasi që Nerazzurët pësuan humbje në një miqësore përgatitore nga skuadra e Sionit, me rezultat 2-0.

Edhe pse rezultati mund të thuhet nga Nerazzurët se është në plan të dytë, megjithatë nuk është lëndimi i Nainggolan.

Nainggolan ndjeu një shtrëngim muskulor pas 24 minutash dhe u largua nga ndeshja si masë e përkujdesit, duke liruar vendimin për të riun Xian Emmers.

Nerazzurët startuan në këtë takim me formacion 4-2-3-1 me Nainggolanin, Politanon dhe Karamoh prapa Lautaro Martinezit.

Vlen të përmendet se në këtë takim denjësisht u paraqit edhe reprezentuesi shqiptar, Ermir Lenjani.

Icardi po ashtu u paraqit në këtë takim, por Sioni vetëm sa e dyfishoi rezultatin me anë të një goli të bukur nga Baltazar.

Golin tjetër e shënoi Netizke pas 27 minutash lojë.

Interi kështu vazhdon përgatitjet intensive parasezonale dhe ky rezultat është vetëm përgatitor. /Telegrafi/