Telegrafi

Interi humb lojtarin kryesor, Lukaku nuk do të luajë së paku në dy ndeshjet e ardhshme

Një lajm i keq për Antonio Conten dhe Interin, pasi Romelu Lukaku iu është nënshtruar rezonancës magnetike këtë mëngjes, ku u konfirmuar një lëndim që do ta mbajë jashtë të paktën për dy ndeshje.

Sulmuesi pas një problemi që iu shfaq në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Shakhtar Donetskut.

“Ekzaminimet treguan një tendosje të muskujve të kofshës së majtë. Situata e sulmuesit belg do të vlerësohet ditë pas dite”, thuhet në njoftim.

Një lajm i hidhur dhe i papritur, pasi golashënuesi më i mirë i Interit në këtë fillim sezoni do të mungojë ndaj Parmës në Serie A dhe kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Conte edhe ashtu kishte menduar ta pushonte sulmuesin ndaj Parmas, me Andrea Pinamontin që do të luante si zëvendësues i tij përkrah Lautaro Martinezit.

Vetëm ndonjë mrekulli mund të bënte që ai të ishte i gatshëm ndaj “Los Blancos”. /Telegrafi/