Inter ka siguruar shërbimet e sulmuesit anësor turk Emre Mor.
Muzzi Ozcan sot ka qenë në zyret e klubit italian dhe ka arritur marrëveshje me skuadrën italiane.
Borussia Dortmund kishte kërkuar rreth 20 milionë euro për Mor, por italianët i kanë ofruar dy milionë euro për huazim njëvjeçar me mundësi blerje prej dhjetë milionë sosh.
Kjo ka bërë që të bien edhe opsionet e Napolit, Fenerbahçes dhe së fundi të Romës, të cilët ishin të interesuar për shërbimet e këmbëshpejtit.
Futbollisti 20 vjeçar i është bashkuar verën e kaluar gjigantit gjerman, por shkaku i lëndimeve të shpeshta është paraqitur vetëm në 19 raste. /Telegrafi/