Interi po përqendron gjithnjë e më shumë vëmendjen e tyre transferuese te mesfushori i Brescias, Sandro Tonali, duke synuar të krijojë një mesfushë krejtësisht italiane.
Nerazzurrët janë shfaqur si favoritë për 20-vjeçarin, i cili gjithashtu ndiqet nga Juventusi, Milani, Manchester Unitedi dhe Barcelona.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Tonali konsiderohet favorit absolut për t’u transferuar te skuadra e Antonio Contes.
Kjo pasi trajneri dhe drejtuesit e Interit duan të përbëjë mesfushën e së ardhmes krejtësisht të mbushur me italianë, pasi tashmë kanë dyshen Nicolo Barella dhe Stefano Sensi.
Sapo e shitën Mauro Icardin te Paris Saint-Germain për 50 milionë euro plus deri në 8 milionë bonuse, ata kanë fonde mjaftueshëm në dispozicion për të blerë Tonalin.
Brescia kishte dashur 50 milionë për të riun, por efekti i pandemisë së Covid-19 në tregun e transferimeve mund të ulë çmimin e lojtarit në 40 milionë euro.
Tonali shënoi një gol dhe siguroi pesë asistime në 23 paraqitjet e tij në Serie A deri më tani këtë sezon, ndërsa ka fituar edhe tri paraqitje me Italinë. /Telegrafi/