Site icon Telegrafi

Interi hedh në treg Brozovicin, ia ulë edhe çmimin

Interi janë të gatshëm të shesin Marcelo Brozovicin, por duan të paktën 25 milionë euro nga skuadra e mëdha angleze që janë të interesuara si Arsenali, Chelsea, Tottenham Hotspur dhe Manchester United.

Kroati 24-vjeçar ka bërë vetëm 24 paraqitje konkurruese këtë sezon, duke kontribuar me pesë gola dhe katër asistime.

Sipas Calciomercato.com, Brozovic nuk është më i kërkuar dhe do të shitet gjatë verës për të ngritur fondet shumë të nevojshme për klubin italian.

Lexo po ashtu Kinezët me ofertë të re për Brozovicin

Ai ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh për kontratën e tij, që asnjë klub nuk është i gatshëm të aktivizojë, kështu që Interi po shpreson në mënyrë aktive që të marrë një ofertë prej 30 milionësh të paktën.

Ata madje mund të negocioheshin edhe me një ofertë deri në 25 milionë euro, pasi kanë paguar vetëm tetë milionë për të marrë atë nga Dinamo Zagreb në janar të 2015.

Brozovic u dënua nga trajneri Frank de Boer për shkak të arsyeve disiplinore dhe nuk i bëri përshtypje taktike as nën drejtimin e trajnerit aktual, Stefano Pioli.

Lexo po ashtu Unitedi hidhet me të gjitha forcat pas Brozovicit

Tifozët e Interit në përgjithësi nuk e duan dhe ndjejnë se ai ka një qëndrim të keq si në fushë ashtu dhe jashtë fushës.

Klubet e Ligës së Kampioneve janë më të interesuarat për të rrëmbyer Brozovicin, me Arsenalin, Manchester Unitedin, Tottenhamin dhe Chelsean, të gjitha të lidhura në mënyrë të përsëritur me kroatin. /Telegrafi/

Exit mobile version