Site icon Telegrafi

Interi i hapur për shitjen e Lautaros në verë

Lautaro Martinez mund të shitet nga Interi në afatin e ardhshëm kalimtar të verës, por do të duhej një ofertë fitimprurëse për t’i bindur ata.

Sulmuesi 25-vjeçar argjentinas ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Botës në Katar javën e kaluar, duke dhënë një asistim për golin e Lionel Messit në kohën shtesë.

Lautaro gjithashtu shënoi golin e fitores në penalltitë gjatë çerekfinales me Holandën, duke treguar cilësitë e tij nën drejtimin e trajnerit Lionel Scaloni.

Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, Interi do të ishte i gatshëm të shesë Lautaron në afatin e ardhshëm të transferimit të verës nëse arrin një ofertë prej rreth 100 milionë euro.

 

Kjo është një tarifë më e ulët sesa 100 milionë euro apo më shumë që ata kishin pretentuar në verën e fundit apo disa vite më parë.

Milanezët janë të vetëdijshëm se një top lojtar do të duhet të shitet gjatë verës për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve të tyre financiare dhe 25-vjeçari nuk konsiderohet i pashitshëm nga klubi.

Këtë sezon, Lautaro ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/

Exit mobile version