Interi është i hapur që ta shes Denzel Dumfries këtë verë ku gjigantët evropianë Bayern Munich dhe Manchester United janë vënë pas tij.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, holandezi 26-vjeçar iu bashkua Nerazzurrëve verën e kaluar nga PSV për rreth 14 milionë euro, duke nënshkruar një kontratë katërvjeçare.
Sezoni i tij i parë në Itali ishte me ulje ngritje e ngrit, me një fjalë o paqëndrueshëm.
Siç raportohet nga Calciomercato.com, Bayern Munich dhe Manchester United janë të dy të interesuar për nënshkrimin e Dumfries këtë verë.
Gjermanë e duan më shumë edhe pse tashmë kanë nënshkruar me Noussair Mazraoui si transferim i lirë, ndërsa të dytët po kërkojnë të përforcojnë skuadrën e Erik ten Hag.
Interi është i hapur për të shitur 26-vjeçarin pasi do t’i lejonte ata të shmangin humbjen e një ylli si Alessandro Bastoni ose Lautaro Martinez.
Nëse Dumfries do të shitet në muajt e ardhshëm, Nerazzurrët kanë në mendje katër lojtarë për ta zëvendësuar atë: Manuel Lazzari, Juan Cuadrado, Wilfried Singo dhe Dodo. /Telegrafi/