Raportohet se Antonio Conte është në negociata me Interin që të merr drejtimin e skuadrës në sezonin e ardhshëm.
Kjo nuk është herë e parë që emri i teknikut italian lidhet me zikaltrit, por me ardhjen e Giuseppe Marottas çdo gjë duket më reale.
Luciano Spalletti pritet të largohet gjatë verës pasi dështoi të kaloi fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe deri më tani ka dëshpëruar në Serie A.
Sipas Calciomercato.com, Marotta dhe presidenti Steven Zhang tashmë kanë filluar kontaktet me Conten dhe në ditët në vazhdim pritet avancimi i tyre.
Ish-trajneri i Italisë dhe Chelseat do të jetë i lirë për të vendosur gjatë verës pasi atëherë i skadon kontrata me klubin e Stamford Bridge.
Vlen të theksohet se ishte Marotta ai që e solli Conten te Juventusi në vitin 2011, ku më pas sukseset nuk munguan.
Qëllimi i Interit është që me 49-vjeçarin në krye të skuadrës dhe me disa blerje gjatë verës, të tentojnë titullin në sezonin 2019/20. /Telegrafi/