Interi është i afërt që të arrijë marrëveshje për mesfushorin sulmues të Udineses, Rodrigo De Paul, për të cilin pritet të paguhen 30 milionë euro plus bonuset.
Lajmin e konfirmon gazetari Alfredo Pedulla, duke thënë se negociatat kanë arritur në një fazë të përparuar.
Nerazzurët janë të etur që ta mbyllin marrëveshjen për të shmangur konkurrencën e klubeve si Milan, Roma, Napoli dhe Tottenham.
Udinese dëshiron 35 milionë euro për De Paul, ndërsa Interi është duke ofruar 30 milion euro plus bonuse të lidhura me performancën e lojtarit.
Është e mundshme që Nerazzurri gjithashtu të ofrojnë disa nga lojtarët e tyre të rinj si pjesë e marrëveshjes.
Në fakt, FCInterNeës pretendon se shuma e parave do të jetë afër 18 milionë euro plus një ose dy lojtarë, me gjasë Xian Emmers dhe Andrea Adorante.
24-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tre asistime në 19 paraqitjet e tij këtë sezon në Serie A.
Paraqitja e tij ka bërë që ai të ftohet edhe nga Kombëtarja e Argjentinës. /Telegrafi/