Interi është vënë pas portierit Alex Meret që shihet si zëvendësim i Samir Handanovicit.
Portieri që është në huazim te SPAL nga Udinese, ka treguar formë të jashtëzakonshme dhe ka fituar edhe një thirrje nga kombëtarja italiane.
Sipas FCInterNews, Nerazzurri kanë dërguar vëzhgues që ta shohin nga afër portierin 20 vjeçar.
Ai shihet si blerja më e mundshme e Interit në verë për portën.
Samir Handanovic ka kohë që ka bërë të ditur faktin që dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe këtë gjë nuk është dukë mundur ta plotësoj të Interi. /Telegrafi/