Inter thuhet se ka vendosur të synojë nënshkrimin e anësorit të Club Brugge, kanadezit Tajon Buchanan në afatin kalimtar të janarit.
Sipas Gianluca Di Marzio, Nerazzurrët do të donin të sillnin një tjetër opsion për të konkurruar dhe përfundimisht zëvendësuar Juan Cuadrado në krahun e djathtë.
Interi dhe Buchanan tashmë janë relativisht të njohur me njëri-tjetrin, pasi klubi kishte kontaktuar për një transferim të mundshëm menjëherë pas Kupës së Botës vitin e kaluar.
Në atë kohë, një marrëveshje do t’i kushtonte Interit diku në rajonin prej 17-18 milion euro, megjithatë me kontratën e lojtarit tani në fund, kjo tarifë do të reduktohet ndjeshëm.
Sipas Di Marzio, Buchanan, marrëveshja aktuale e të cilit në Belgjikë do të skadojë pas 18 muajsh, ka vendosur të mos nënshkruajë një kontratë të re dhe do të shikojë të largohet nga Brugge.
Club Brugge shpreson të shmangë humbjen e tij për asgjë sezonin e ardhshëm, ndërsa Interi shpreson të sjellë Buchanan në San Siro për një tarifë prej rreth 7-8 milionë euro në janar. /Telegrafi/