Ende pa përfunduar stinori aktual, Roberto Mancini me bashkëpunotrët e tij po mendon për Interin e ardhshëm.
Së fundmi ‘Neroazzurrët’, janë duke u interesuar për ta forcuar edhe më shumë qendrën e mbrojtjes.
Emri më i ri në listën e Mancinit, është mbrojtësi holandez i PSV Eindhoven, Jeffrey Bruma.
24-vjeçari ka treguar formë konstante në dy vitet e fundit dhe ka fituar edhe Kombëtaren holandeze.
Ish-anëtari i Chelseat ka kontratë me PSV Eindhoven deri në vitin 2018, ndërsa për ta transferuar atë në ‘San Siro’, Inter duhet të paguajë rreth 10 milionë euro. /Telegrafi/