Antonio Conte ditë më parë është zyrtarizuar si trajner i ri i Interit.
Tekniku italian është rikthyer në Serie A për të rivalizuar ish-ekipin e tij Juventus për trofe.
Kësisoj Interi ia ka plotësuar të gjitha kushtet dhe i ka lënë dorë të lirë trajnerit për tu përforcuar.
Neroazzurët i kanë ofruar 200 milionë euro Contes në dispozicion për transferimin e futbollistëve të rinj.
?️
I’m here, Inter. ⚫?#WelcomeAntonio #ForzaInter #FCIM #NotForEveryone pic.twitter.com/1UuiMVjvSn
— Inter (@Inter) May 31, 2019
Edin Dzeko pritet të jetë përforcimi i parë i Interit, pasi marrëveshja me boshnjakun është arritur.
Nicolo Barella, Federico Chiesa dhe Romelu Lukaku janë tre emrat tjerë të mëdhenj që Interi ka në listën e transferimeve.
Gjithsesi zikaltërtit janë në kërkim edhe të një mbrojtësi të krahut të djathtë. /Telegrafi/