Tashmë nuk është një sekret se Interi dëshiron të largojë Christian Eriksenin edhe pse lojtari kaloi në janar në Giuseppe Meazza
Nerazzurët nuk e shohin danezin si pjesë të rëndësishme të skuadrës dhe janë të gatshëm që të shesin atë qysh në afatin dimëror.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, Paris Saint-Germain është i interesuar në transferimin e Eriksenit në janar.
Skuadra italiane ka informuar kampionin e Ligue 1 se presin ofertën e duhur për të lejuar largimin e lojtarit në janar.
PSG po ashtu duhet të arrijë marrëveshje edhe me Eriksenin që fiton 7.5 milionë euro në edicion te Interi. /Telegrafi/