Telegrafi

Interi i gatshëm ta shes Brozovicin, i cakton edhe çmimin e largimit

Marcelo Brozovic. (Photo by Ina Fassbender/Pool via Getty Images)

Marcelo Brozovic mund të largohet nga Interi gjatë këtij afati kalimtar veror.

Trajneri Antonio Conte është i gatshëm të heq dorë nga kroati, pasi po mendon transferimin e Arturo Vidal.

Interi është në pritje të ofertave dhe tani lojtarit është në listën e transferimeve.

Sipas medieve italiane, Neroazzurët tanimë i kanë caktuar edhe çmimin e largimit mesfushorit kroat.

Për ta lënë të lirë të largohet, Interi është duke kërkuar 40 milionë euro për Brozovicin.

Marcelo Brozovic. (Photo by Martin Meissner/Pool via Getty Images)

Bayern Munich dhe Paris Saint Germain janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për kroatin.

Në anën tjetër Inter e përfshiu në një ofertë si shkëmbim për N’Golo Kanten, por ajo hipotezë ka rënë poshtë nga Chelsea.

27-vjeçari ka zgjuar edhe interesimin e Monacos, por oferta e skuadrës nga Ligue 1 prej 23 milionë eurove është hedhur poshtë nga Interi.

Gjiganti italian po synon që të fitojë sa më shumë nga shitja e kroatit i cili është në Giuzeppe Meazza që nga viti 2015. /Telegrafi/