Site icon Telegrafi

Interi i gatshëm ta paguajë klauzolën e talentit spanjoll Fabian Ruiz

Skuadra e madhe italiane Inter është duke e ndjekur që disa ndeshje nga afër mesfushorin spanjoll Fabian Ruiz.

Ruiz ka shkëlqyer këtë edicion me Real Betisin në La Liga dhe ka zgjuar interesimin e ‘Neroazzurrëve’.

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio ka njoftuar se Inter është bindur për transferimin e lojtarit.

Por zi kaltërtit nuk do të bëjnë një ofertë për të gjatë janarit pasi nuk duan të rrezikojnë me FPF (Fair Play Financiar).

Skuadra nga qyteti i Milanos është e gatshme të paguajë klauzolën e lojtarit gjatë afatit kalimtar të verës.

21-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 15 milionë euro nga Betisi, shumë të cilën Interi është e gatshme ta paguajë në qershor.

Gjithsesi Interi nuk do ta ketë të lehtë nënshkrimin me lojtarin i cili po kërkohet edhe nga skuadra tjera të mëdha.

Atletico Madrid, Valencia dhe Real Madrid gjithashtu janë të interesuara për mesfushorin defensivë.

Ruiz është futbollistë i dalë nga akademia e Betisit dhe ka një kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2020.

Në 16 ndeshje këtë edicion në La Liga, talenti spanjoll ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version