Interi thuhet se është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje të re me italianin Nicolo Barella dhe po përgatit një marrëveshje të re pesëvjeçare me vlerë 4.5 milionë euro në sezon.
Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, Barella është afër rinovimit të kontratës me Nerazzurrët, duke përgatitur një marrëveshje të re deri në qershor të 2026.
Drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, konfirmoi se klubi është afër arritjes së një marrëveshjeje me ish-yllin e Cagliarit.
24-vjeçari mbërriti në klub me një huazim me pagesë në korrik të 2019, përpara se të përfundonte një transferim të përhershëm në shtator të 2020 për një total prej 44.5 milionë euro.
Që kur u bashkua me klubin, Barella ka luajtur në finalen e Ligës së Evropës në vitin 2020 para se të ndihmonte klubin të fitonte Scudetton në sezonin 2020-21 nën drejtimin e Antonio Contes.
La prima pagina di oggi del #CorSport ⬇️
✔️ #Mourinho non fa sconti
✔️ #Barella firma e raddoppia
✔️ Tocca a #Morata sfidare #Dzeko pic.twitter.com/0fJzRRZ8tv— Corriere dello Sport (@CorSport) October 23, 2021
Marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor të 2024, por Interi është i përgatitur ta lidhë atë për dy vite të tjera dhe pothuajse të dyfishojë pagën e tij.
Gazeta zbulon se Interi është i gatshëm t’i japë atij një marrëveshje të re me vlerë 4.5 milionë euro në sezon dhe italiani thuhet se është vetëm formalitete larg nënshkrimit të një marrëveshjeje të re. /Telegrafi/