Gabriel Barbosa është një nga transferimet më të dështuara të Interit viteve të fundit.
Sulmuesi brazilian erdhi me shumë bujë në Itali, por asnjëherë nuk arriti të tregonte atë që pritej nga ai.
Lojtari është huazuar dy herë në vendlindje, ndërsa tani Interi është gati ta shesë atë.
Klubi rus, Dinamo Moskë ka bërë një ofertë prej 15 milionë euro për të.
Interi e ka refuzuar ofertën e parë dhe kanë filluar negociatat e reja me klubin rus.
Neroazzurët janë duke kërkuar 20 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.
Gjithsesi mediat italiane kanë raportuar se kjo marrëveshje mund të arrihet me 18 milionë euro. /Telegrafi/