Telegrafi

Interi gati ‘fshesën’, këta janë tre yjet që do të largohen në janar (Foto)

Interi është duke kërkuar të ndryshojë shumë gjëra që të gjejë rrugën e duhur në këtë sezon.

Në skuadrën zikaltër ka shumë pakënaqësi sipas medieve italiane dhe disa lojtarë tashmë kanë kërkuar largimin.

Këtë gjë ua kanë bërë me dije edhe drejtuesve të klubit.

Lexo po ashtu Numri i lojtarëve italianë te çdo skuadër e Serie A (Foto)

Lojtarët që i kanë kuotat më të larta për largim janë tre.

I pari në listë është Marcelon Bozovic i cili në verë u kërkua nga shumë skuadra.

Ai këtë vit e ka filluar keq me trajnerin Frank De Boer, ndërsa në ndeshje kundër Southamphton mori edhe karton të kuq.

Mund të shitet për shumën prej 25-30 milionë euro

I dytë në listë është Stevan Jovetic. Malazezi në fillim erdhi me shumë bujë, ndërsa iu dha edhe numri ‘10’, por ai dështoi të tregoj sa vlen realisht.

Malazezi ka disa oferta nga klubet italiane

I fundit, por jo më pak i rëndësishëm është Geoffrey Kondogbia, apo ‘Pogba i ri’ i proklamuar nga interistët. I paguar 32 milionë euro ai ka dështuar të ambientohet në futbollin italian.

Ai erdhi për 32 milionë euro

Interi me parat e tyre pritet të futet fuqishëm në afatin kalimtar të dimrit. /Telegrafi/