Telegrafi

Interi futet në garë për Rabiotin

Adrien Rabiot (Getty Images)

Interi i është bashkuar garës për të nënshkruar me mesfushorin francez të Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

Mesfushori francez është jashtë kontratës në fund të sezonit aktual me klubin nga Parc des Princes.

Megjithatë, duket se Rabiot nuk dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje të re pasi deri më tani ka refuzuar.

Lexo po ashtu Juve nuk do të bëjë ofertë për Rabiot, por do të presë deri në sezonin e ardhshëm

Klubet italiane, Milani dhe Juventusi kanë qenë të lidhur me 22-vjeçarin, por pa arritur ta konkretizojnë ndonjë transferim të tij.

Adrien Rabiot (Getty Images)

Por, tani gjigantët italianë kanë edhe një rivalizues tjetër të madh nga Serie A për shërbimet e Rabiot.

Lexo po ashtu Barcelona është gati të pres deri në ditën e fundit për nënshkrimin e një mesfushori tjetër, katër yje në listën e dëshirave

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Interi është skuadra e fundit që është shfaqur e interesuar për mesfushorin francez.

Tri skuadrat e mëdha italiane synojnë ta marrin lojtarin si transferim të lirë në verën e 2019, por thuhet se Barcelona është shfaqur më së afërmi për ta nënshkruar atë. /Telegrafi/