Interi i është bashkuar garës për të nënshkruar me mesfushorin francez të Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.
Mesfushori francez është jashtë kontratës në fund të sezonit aktual me klubin nga Parc des Princes.
Megjithatë, duket se Rabiot nuk dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje të re pasi deri më tani ka refuzuar.
Klubet italiane, Milani dhe Juventusi kanë qenë të lidhur me 22-vjeçarin, por pa arritur ta konkretizojnë ndonjë transferim të tij.
Por, tani gjigantët italianë kanë edhe një rivalizues tjetër të madh nga Serie A për shërbimet e Rabiot.
Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Interi është skuadra e fundit që është shfaqur e interesuar për mesfushorin francez.
Tri skuadrat e mëdha italiane synojnë ta marrin lojtarin si transferim të lirë në verën e 2019, por thuhet se Barcelona është shfaqur më së afërmi për ta nënshkruar atë. /Telegrafi/