Interi është çliruar nga bllokada e fair play financiar dhe tani po kërkojnë përforcime.
Është përfolur për Julian Brandt të Bayer Leverkusen, për Lucas Mouran dhe Angel Di Marian e PSG.
Ky i fundit është vazhdon të jetë nën vëzhfimin e drejtuesve zikaltër, por nuk duket një objektiv real.
Emri që po qarkullon së fundmi në mediat sportive italiane dhe ato gjermane është një tjetër dhe i përfolur shumë për një transferim në Serinë A, por jo tek Interi.
Bëhet fjalë për Douglas Costa. Emri i mesfushorit të avancuar të krahut të majtë që luan te Bayern Munich është folur dhe stërfolur në ambientet e Juventusit, por deri më tani asgjë nuk ka konkrete.
“Zonja” është tërhequr disi pasi ka vetëm një vend të lirë ka për ekstrakomunitarët dhe dilema është mes Danilos dhe Douglas Costas.