Telegrafi

Interi fitore ndaj Atalantas, siguron Ligën e Kampionëve

Interi ka shënuar fitore ndaj Atalantas me rezultat 3-2 në kuadër të javës së 37-të të Serie A.

Vendasit e nisën ndeshjen furishëm duke shënuar që në minutën e parë me Romelu Lukakun për 1-0.

Pas dy minutash Nicolo Barella shënoi për 2-0, pas një topi të rikthyer nga portieri mysafir.

Atalanta arriti të hap ndeshjen në minutën e 36-të me Mario Pasalicin për 2-1.

Pjesa e dytë ishte më e qetë me të dy skuadrat që luanin pa rrezikuar shumë.

Goli i sigurisë për Interin erdhi në minutën e 77-të, kur Lautaro Martinez shënoi pas asistimit të Marcelo Brozovic për 3-1.

Krejt në kohën shtesë Luis Muriel shënoi për rezultatin përfundimtar prej 3-2.

Interi më këtë fitore ka siguruar një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, ndërsa Atalanta duhet të luftojë për një vend në Ligën e Kampionëve në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/