Interi e nisi në mënyrë spaktakolare ndeshjen me Fiorentinën, por në fund rrezikoi të mos e fitojë.
Realisht, Interi fitoi 4-2 pasi zikaltërit e nisën ndeshjen shumë mirë ku arritën të shënon tri herë në 20 minuta.
Ndeshjen e hapi super goli i Marcelo Brozovic që në minutën e dytë.
Ky gol i zuri të papërgatitur Fiorentinën, që pas disa minutash pranoi edhe të dytin.
Ishte Ivan Perisic që futi një top në zonë , ku Tatarusanu provoi ta largoj, por e dërgoi në këmbët e Antonio Candrevas që shënoi në portën e zbrazët (2-0).
Icardi shënoi golin e tretë pasi bëri disa lëvizje të bukura në zonë.
Por Fiorentinën në lojë e mbajti sulmuesi Nikola Kalinic që shënoi në fund të pjesës së parë (3-1).
Violat mbetën me një lojtarë më pak pasi kapiteni Gonzalo Rodriguez u ndëshkua me kartonë të kuq.
Kur pritej që Interi të hipotekoj fitoren, Ilicic hapi takimin me një gol të bukur në minutën e 62-të (3-2).
Fiorentina edhe pse me një lojtarë më pak më shumë kishte nga loja, por pa e rrezikuar edhe aq shumë portën e Handanovic.
Icardi vulosi takimin me një gol në minutën e 90-të për 4-2.
Interi pas kësaj fitoreje ka 21 pikë dhe është në pozitën e tetë. /Telegrafi/
https://twitter.com/maurocossu90/status/803333531741093888