Interi ka mposhtur me rezultat të thellë 5-2 Benventon në udhëtim në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Serie A.
Nerazzurrët kanë marrë edhe fitoren e dytë radhazi në Serie A, pasi kanë mposhtur Beneventon në takimin e javës së parë të shtyrë shkaku i angazhimeve të Interit në garat evropiane.
Ekipi i Antonio Contes ka fituar pa shumë vështirësi takimin e tyre në udhëtim dhe italiani ka bërë shumë ndryshime në këtë ndeshje, duke provuar shumicën e lojtarëve.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të Interit, të cilët arritën të shënojnë edhe katër gola, për dallim të një goli të shënuar nga vendasit.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas u mbushur mirë një minutë dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Achraf Hakimit.
🤪 | 1' – WHAT A START!@AchrafHakimi rolls it across for @RomeluLukaku9, who gives the Nerazzurri an early lead! 😁#BeneventoInter 0⃣-1⃣#FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/BQlWVEv552
— Inter (@Inter_en) September 30, 2020
Në minutën e 25-të, Interi shënoi për 0-2 me anë të Roberto Gagliardit, ndërsa tre minuta më vonë ishte përsëri Lukaku që shënoi për 0-3.
Vendasit arritën të kthehen në lojë në minutën e 34-të duke ngushtuar rezultatin në 1-3 me anë të Gianluca Caprarit, por ishte Hakimi (42’) që thelloi epërsinë e Interit dhe qoi ekipin e tij në pushim me rezultat 1-4.
⏸️ | HALF-TIME
Some half, that 😅
A ruthless Nerazzurri performance so far ⚽⚽⚽⚽#BeneventoInter 1⃣-4⃣#FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/ekGogbSsIu
— Inter (@Inter_en) September 30, 2020
Në pjesën e dytë, përsëri Interi ishte më i mirë, por në fund dy skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.
I inkuadruari në pjesën e dytë, Lautaro Martinez (71’) shënoi për 1-5, ndërsa Caprari (76’) vulosi rezultatin përfundimtar 2-5.
⏹️ | FINITA!
Triplice fischio del direttore di gara, Inter straripante a Benevento! Grandi ragazzi, #FORZAINTER! ⚫️🔵#BeneventoInter 2⃣-5⃣
⚽️ #Lukaku
⚽️ #Gagliardini
⚽️ #Lukaku
⚽️ #Hakimi
⚽️ #Lautaro pic.twitter.com/l7oAqZUX1f— Inter (@Inter) September 30, 2020
Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten në vendin e dytë me gjashtë pikë, ndërsa Benevento renditet 11-ta me tri pikë.
Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët udhëtojnë te Lazio, ndërsa Benevento e pret Bolognan. /Telegrafi/
Benevento 0-1 Inter (Lukaku) assist Hakimi and what a ball by Kolarov pic.twitter.com/ZVUZChN0YR
— InterYaEuropaLeague (@InterELGoals) September 30, 2020
Benevento 0-2 Inter (Gagliardini with a lovely strike) assist by Young pic.twitter.com/DAfxa3hzq5
— InterYaEuropaLeague (@InterELGoals) September 30, 2020
Benevento 0-3 Inter (Lukaku goal) Gagliardini assist pic.twitter.com/Ph1dkuIA8N
— InterYaEuropaLeague (@InterELGoals) September 30, 2020
⚽️ Benevento vs Inter | Hakimi (GOAL) 42' pic.twitter.com/D1X9vTwbC3
— D9INE (@D9INE_ELITE_8) September 30, 2020
Benevento 1-5 Inter (Lautaro Martinez) pic.twitter.com/dWJ2OOQoRb
— InterYaEuropaLeague (@InterELGoals) September 30, 2020