Telegrafi

Interi fiton me përmbysje ndaj Parmas

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Interi ka bërë një rikthim sensacional në minutat e fundit të ndeshjes kundër Parmas për të fituar me rezultat 2-1.

Një rast të mirë shënimi në minutat e para të takimit e pati Gervinho, mirëpo goditja e tij nga brenda zonës shkoi jashtë portës. Mirëpo, dy minuta më pas, i njëjti futbollist e zhbllokoi rezultatin me një solo aksion.

Në pjesën e dytë të takimit u vështirësuan gjërat për Nerazzurrët, pasi Tommaso Berni u përjashtua me karton të kuq (68’).

(Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, përkundër inferioritetit numerik në fushë, zikaltrit arritën ta barazojnë rezultatin me golin e Stefan de Vrij (84’).

Forcat në fushë u barazuan kur Juraj Kucka u përjashtua me karton të kuq, ndërsa Interi e përmbysi rezultatin. Alessandro Bastoni ishte golashënues (87’).

Interi mbetet në vend të tretë në tabelë me tetë pikë më pak se lideri Juventus. Ndërkaq, Parma është gjashtë pikë larg zonës evropiane. /Telegrafi/