Interi ka marr një fitore të vështirë, por me vlera të mëdha, duke e mposhtur Torinon me rezultat 1-0.
Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët, ku Marko Pjaca i Torinos rrezikoi i pari, ndërsa nga Interi ishte Alessandro Bastoni që rrezikoi dy herë,
Goli erdhi në minutën e 30-të, kur Edin Dzeko gjen Denzel Dumfries që shënoi për 1-0.
⏸️ | INTERVALLO
Andiamo al riposo in vantaggio!
Forza ragazzi! 💪Powered by @socios #ForzaInter pic.twitter.com/DN1g1zGSKY
— Inter ⭐⭐ (@Inter) December 22, 2021
Interi kishte edhe dy raste të tjera me Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu, por që nuk ishin të saktë.
Pjesa e dytë ishte më e qetë sa i përket rasteve ku Interi arriti ta ruajë epërsinë.
⏹️ | TRIPLICE FISCHIO
Vincere l'ultima partita dell'anno ✅#ForzaInter #InterTorino pic.twitter.com/8t2ZhVL3UY
— Inter ⭐⭐ (@Inter) December 22, 2021
Me këtë fitore Interi mbetet lider me 46 pikë, ndërsa Torino është e 11-ta me 25 pikë. /Telegrafi/