Interi ka fituar me rezultat bindës ndaj Slavia Pragës me rezultat 1-3 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Nerazzurët ishin ata që kaluan të parët në epërsinë me anë të Lautaro Martinez në minutësn e 19-të që u shërbye mjaftë mirë nga Romelu Lukaku.
Por, Slavia Praga arriti ta barazonte rezultatin me anë të Tomas Soucek (37’) që shënoi nga pika e bardhë, duke përfunduar pjesa e parë 1-1.
⏸️ | INTERVALLO
Fine primo tempo: al vantaggio di #Lautaro risponde il rigore di Soucek
Servirà un secondo tempo di lotta, ragazzi! 👊#SlaviaPragaInter 1⃣-1⃣ #ForzaInter ⚫️🔵⚫️🔵 pic.twitter.com/qQdsDmp7E2
— Inter ⭐⭐ (@Inter) November 27, 2019
Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, pasi Interi kërkonte me çdo kusht që ta rikthente epërsinë.
Lukaku shënoi në minutën e 81-të me një asistim të Valentino Lazaros, për ta rikthyer kështu epërsinë.
⚽️ | GOOOOOOOOOL
FINALMENTE!!! Palla in profondità di @valentinolazaro, velo di #Lautaro, @RomeluLukaku9 salta il portiere e SPACCA LA PORTA!#SlaviaPragaInter 1⃣-2⃣ #UCL pic.twitter.com/FXnwqe3p8T
— Inter ⭐⭐ (@Inter) November 27, 2019
Martinez (88’) shënoi golin e dytë në ndeshje, duke pranuar sërish asistim nga sulmuesi belg, për ta vulosur kështu fitoren e skuadrës italiane.
Barcelona është lider i Grupit F me 11 pikë, Interi dhe Borussia Dortmundi me nga shtatë dhe Slavia Praga me dy. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=cVW1zhOmnKU
https://www.youtube.com/watch?v=Ck1jkTVajzA