Interi ka fituar ndaj Napolit me rezultat 2-0 në Giuseppe Meazza.
Vendasit ishin skuadra më e mirë në fushë, edhe pse napolitanët kishin rastet e tyre kohë pas kohe.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e katër nga Mauro Icardi, i cili u asistua në mënyrë përfekte nga mesfushori kilian, Gary Medel.
Në minutën e 44 mjeshtërisht shënoi edhe Marcelo Brozovic, i cili u asistua nga Icardi dhe me rezultatin 2-0 përfundoi dhe pjesa e parë.
Pjesa e dytë ishe me raste nga të dy anët, por pa gola.
Pas kësaj fitore Interi vazhdon në pozitën e katër me 61 pikë, apo tre pikë më pak se Roma në vendin e tretë, e cila ka një ndeshje më pak.
Kurse Napoli vazhdon në pozitën e dytë me 70 pikë, apo gjashtë më pak se Juventusi.
Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Genoas, kurse Napoli luan në shtëpi ndaj Bolognas. /Telegrafi/